3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Kërkohen sanksione për “njerëzit” e Radoiçiqit

- Advertisement -

Për herë të fundit në Kosovë u pa dukë i pri një grupi terrorist.

E krejt çka ndodhi më 24 shtator në Banjskë, Milan Radojçiqi e mori përgjegjësinë për sulmin terrorist.

Për këtë sulm, terroristi Radojçiq u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u shpall në kërkim nga INTERPOL-i.

Megjithatë me të po vazhdojnë të takohen disa figura të larta të Serbisë.

Së fundi, Radojçiq është parë duke darkuar me ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq.

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi si hap të rëndësishëm e sheh sanksionimin edhe të personave që shoqërohen me të.

“Është koha e fundit që jo vetëm Shba-ja por edhe Bashkimi Evropian të vendos sanksione për të gjithë personat që mund të dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor, ndoshta është hap shumë i vogël në dukje por shumë i rëndësishëm në përmbajtje, sepse do të dërgonte porosi”, thotë Arifi.

E ish-diplomati Blerim Canaj thotë se ky takim është mesazh i Gjuriqit për ndërkombëtarët.

“Mund të jetë edhe një lloj kërcënimi që nuk mundeni me u përzi, mirëpo prapë po kthehemi që e shfrytëzon pikërisht pozicionin momental të Serbisë në të cilën gjendet dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për tërheqjen e Serbisë nga republika ruse, e në këtë rast ata janë në favor”, shprehet ish-diplomati.

Nga ana tjetër, profesori universitar nga Londra, Aidan Hehir thotë se Serbia që e ka mbështetur këtë sulm vazhdon të jetë e pandëshkuar.

“Pala që ka qenë agresive gjatë kësaj periudhe është Serbia, e cila gjithashtu ka mbështetet militantët që sulmuan Policinë e Kosovës ku si pasojë mbeti i vrarë një pjesëtar i tyre. Imagjinoni, Serbia mbetet e pandëshkuar nga komuniteti ndërkombëtar pavarësisht këtyre zhvillimeve, kurse në anën tjetër Kosova nën masa ndëshkuese, pra unë konsideroj që kjo është shumë e padrejtë”, thotë ai.

Marko Gjuriq është përfolur se mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit