Agjencia për Informim dhe Privatësi ka publikuar një informatë për media, kërkon nga Ndërmarrjet Publike dhe Private mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
“Bazuar në mandatit e saj ligjor, për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, përkatësisht dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ju bën thirrje Ndërmarrjeve Publike dhe Private mbrojtjen e të dhënave personale të qytetareve gjatë ofrimit të shërbimeve, përkatësisht gjatë shpërndarjes së faturave tek konsumatorët (qytetarët)”, shkruan AIP.
Agjencia për Informim dhe Privatësi në fund të muajit shkurt 2024, ka kërkuar nga të gjitha Ndërmarrjet Publike dhe Private ndërmarrjen e masave të sigurisë gjatë shpërndarjes së faturave tek konsumatorët