-0.5 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

“Kërkesë absurde e Prokurorisë Speciale, është fyer rëndë gjaku i derdhur për liri” – Jashari: Ne si organizata nuk jemi befasuar

- Advertisement -

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, në emisionin Debat Plus, duke komentuar kërkesën e Prokurorisë së Gjykatës Speciale me seli në Hagë, ka thënë se si organizata të dala nga lufta e UÇK-së nuk janë të befasuara, por se kjo përbën një fyerje të rëndë ndaj gjakut të derdhur për lirinë e vendit.

“Është kërkesë absurde e Prokurorisë Speciale dhe ajo çfarë kemi parë dhe kemi vlerësuar është e qartë se kjo nuk është gjykatë e Kosovës, në radhë të parë, për shkak të veprimeve dhe kualifikimeve të saj, e sidomos sot”, ka thënë Jashari.

Ai ka shtuar se në këtë proces nuk po gjykohen individë. “Edhe sot u pa qartë dhe u vërtetua saktësisht qëndrimi i organizatave të dala nga lufta, që nga krijimi i këtij procesi e deri më sot, se këtu po gjykohet dhe po tentohet, sipas Prokurorisë, të dënohet lufta jonë e drejtë dhe e pastër, pra Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka deklaruar Jashari.

Të ngjashme

Të fundit