Të vazhdueshme janë kritikat për seancat e shpeshta private në Hagë.
Kërkesa për reduktim të tyre, janë të përsëritshme nga ana e ekipeve mbrojtëse të të akuzuarve.
Së fundi, ishte vet ish-komandati i UÇK-së, Pjetër Shala, i cili ndodhet në gjysmë të gjykimit, që seancat ndaj tij të jenë publike.
Sipas avokatit, Kadri Osaj, mbrojtja duhet të bëjë më shumë ankesa në këtë drejtim për të pasur rezultat.
Si legjitime kërkesën për seanca publike e vlerëson edhe Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, por që sipas tij duhet pasur kujdes gjithnjë në ruajtjen e identitetit të dëshmitarëve.
Një thirrje për reduktim të kalimit të seancave në private, një herë kishte pasur edhe njëri prej trupave gjykues në njërin prej gjykimeve në Hagë.
Kronika e realizuar nga gazetarja Florijeta Dernjani