4.4 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri, Haliti: KFOR-i është me e ruajt qetësinë atje

- Advertisement -

Haliti ka thënë se nuk iu ka miratuar për arsye se KFOR-i është me e ruajt qetësinë në veri, ku sipas tij nuk është vetëm një shërbim informativ.

“Nuk ia kanë miratua pra se është një marrëveshje, KFOR-i është me e ruajt qetësinë atje, nuk është vetëm një shërbim informativ, atje janë krejt shërbimet informative të Evropës, të Rusëve, Serbëve ”, ka deklaruar Haliti.

Haliti thotë se Kosova ka arrit marrëveshje me KFOR-in dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.

Madje, ai ka deklaruar se problemi i shkuarjes së FSK-së në veri është frika nga komuniteti serb.

“KFOR-i e ka një mision, ne e kemi arrit marrëveshjen edhe për Pavarësi me KFOR-in, Bashkësinë Ndërkombëtare, KFOR-it ne s`kemi pse e fajësoj. Ndoshta për Qeverinë kishte qenë mirë që t`a kishte kaluar pengesën që FSK-ja të lejohet me shkua në veri. Problemi i shkuarjes së FSK-së atje sipas të dhënave të tyre kanë mbjell frikë nga komuniteti serb, KFOR-i ka garantuar sigurinë për komunitetin serb, KFOR-i ka garantuar integritetin territorial të Kosovës edhe në veri, ka garantuar edhe qetësinë në veri dhe është duke e garantuar dhe duke e mbrojt. Ujmanin e kanë ruajtur krejt kohën forcat britanike nga pas lufta e deri në shpalljen e Pavarësisë, anglezët dhe britanikët kanë qenë duke ruajtur çdo cep të asaj pjese, tani duhet me i gjet mekanizmat se si duhet me u pajtua”, deklaroi ai.

Ndryshe, Kosova e bëri këtë kërkesë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, sipas së cilës, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e siguroi NATO-n se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën në mbrëmje gjatë një konference për shtyp nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai i kishte kërkuar KFOR-it leje për ta dërguar FSK-në në veri, por tha se “ne jemi të kufizuar në veri duke qenë se ushtria jonë, bazuar në marrëveshjen e vitit 2013, nuk mund të shkojë në veri”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit