5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në NATO, flet nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare

- Advertisement -

Mimi Kodheli, deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në një intervistë ekskluzive me Deutche Welle ka folur rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Kodheli në këtë intervistë deklaroi se Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO.

Ajo tha më tej se Shqipëria bashkë me Kosovën duhet të punojnë fort me katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës.

Sipas saj, këto janë procese, të cilat edhe mund të përshpejtohen për shkak të asaj që po ngjet sot në Evropë

“Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO. Nga ana tjetër, Shqipëria bashkë me Kosovën, për mendimin tim, duhet të punojnë fort me ato katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës. Këto janë procese, të cilat edhe mund të përshpejtohen për shkak të asaj që po ngjet sot në Evropë”, tha Kodheli.

Ndryshe, në mars të këtij viti, presidenti Kroacisë, Zoran Millanoviq në samitin e NATO-s të mbajtur në Bruksel ka propozuar që Kosova të integrohet në Aleancën Veriatlantike, duke shtuar se kështu mund të bëhet shtet i plotë.

“Katër vendet anëtare të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, ishte shprehur Millanoviq.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit