Shkruan: Hisen Berisha
Turneja strategjike e Lajçak, Bruksel – Prishtinë – Beograd.
Lajçak e ndërmorri këtë turne, ndonëse provoi ta fshehë me shumë kujdes qëllimin, duke e maskuar me brengën për dialogun, por kjartazi po lexohet se kjo vizitë para së gjithash ka qëllim ruajtjen e statusquos në Ballkan.
Takimi i Vjosës nxjerr kjartë këtë qëllim! Ajo kontestoi disa pika të draftstatutit, por jo krejtë draftin dhe kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
Kjo në interpretimin tim, iu shërben palëve si kauzë për mosmarrëveshje, dhe përmes asaj mosmarrëveshje të fitohet kohë e vlefshme për ruajtjen e paqes së brishtë.
Kërkesa e Vjosës për zbatim të marrëveshjes së Brukselit apo Planit franko-gjermane dhe Aneksit të Ohrit, është në kundershtim me kërkesen e Kryeministrit për “nënshkrim” para implementimit.
Prandaj, të gjitha këto fakte mbështesin konstatimin, se Lajçak në bashkërendim me Vuçiq e Kurtin si partner, në tryezë të dialogut po kërkojnë strategji për ruajtjen e statusquos, e jo për gjetjen e rrugës deri te marrëveshja Kosovë – Serbi.
Po ashtu, edhe në takimin Lajçak – Kurti, kryesisht u përtyp e njejta temë dhe fokusi ishte se si të gjendën kundërshtira të “arsyeshme” për ruajtjen e statusquos.
Tani përveç kërkesës për “nënshkrim” të marrëveshjes “bazë” të Brukseli apo Planit franko-gjerman me Aneksin e Ohrit për implementim, grumbullit të mosmarrëveshjeve, qeveria ia ka shtuar edhe ndalesën e dinarit si monedhë zyrtare në Kosovë.
Kjo, jo pse ai vendim është aq relevant, sepse kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë e Ligjin për BQK të Majit 2012, pastaj Gjykata Kushtetuse e Kosovës, ia ka rrezuar disa ligje të kësaj natyre konfliktuoze ligjore, por kjo bëhet vetëm për të prodhuar temë për nxjerrje kohe BE – Qeveri, me efekt negativ e anti-Kosovë, që zgjasin agoninë nën sanksione të Kosovës.
Ndalesa e dinarit serb i shërben po ashtu, si demostrim i patriotizmit mashtrues, edhe të kalkuloj organizimin e zgjedhjeve në Veri, që t’iu krijoj sa më shumë kushte serbëve lojalist të LVV ose atyre me të cilët Kurti po ndërton “bashkim-vëllazënërimin” modern serbo-shiptarë, të cilin e ka mision që kur aderoi në skenën politike të Kosovës.
Pra, ky turnë i Lajçakut ka për detyrë parësore, përveç se ruajtjen e statusquos politike në Kosovë, edhe ngritjen e disa pakënaqësive, me qëllim që në periudhën e ardhshme sa më shumë të fuçizohet roli i UNMIK-ut në Veri të Kosovës, edhe në Jug po ashtu, dhe lirisht mund të thuhet se, me steategjinë e re nuk është imediate të bëhet “zajednica”, edhe pse kam pasur dyshim të bazuar se do mundohen ti implementojnë marrëveshjet dhe “zajednicen” me statut të Beogradit e me akronimet EU, para Marsit 2024, synim që e ka shfaqur vet Kurti, nga frika e zgjedhjeve në SHBA dhe ndryshimet ideologjike atje.
Me ketë ngutje në proces, do ta sillnin Kongresin amerikan, Senatin dhe Presidencën amerikane “para aktit të kryer” pas zgjedhjeve atje!
Deklarata e Lajçakut për rastin e 24 Shtatorit ‘23, ishte shqetësuese. Sipas këtij deklarimi, BE as që dënjon të dalë me raport që adreson përgjegjësi, për atë çfarë ndodhi në Banjë të Zveçanit, por se “shtetet veçmas po e hetojnë rastin” tha ai.
Ky është alarm! Edhe unë si ushtarak ndihem i kërcënuar pas kësaj situate të re.
Kapitujt për implementim sekuencial mund të ndryshojnë, por katërshja në tryezën e dialogut, ka vetëm një qëllim, ruajtjen me çdo çmim të statusquos në proces, interes ky i Serbis, i konstatuar nga Departamenti Shtetëror Amerikan, dhe si mënyrë e vetme për ta ruajtur faktoritetin determinues të Rusis në rajonin e Evropës juglindore.