18.2 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Kërkesa e re e VV-së, Bajrami: Indikacion shtesë së VV-ja nuk është e interesuar për konstatimin e Kuvendit

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar qëllimin e kërkesës së VV-së që përpjekja për konstituimin e Kuvendit të bëhet vetëm një herë në javë.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ajo ka thënë se ky është edhe një indikacion shtesë së VV-së nuk është e interesuar për konstatimin e Kuvendit.

“Ne këtë e shohim si indiakacion shtesë së VV-ja nuk është absolutisht e interesuar që ta bëj konstatimin e Kuvendit. Domethënë ata mungesën e institucioneve të Kuvendit dhe Qeverisë e kanë reduktuar në problem të mbledhjes çdo 48 orë të despotëve. Vetëm ky është problemi i tyre”, ka thënë ajo, duke shprehur keqardhje për dështimin e serishëm.

“Normalisht se u refuzuar një kërkesë e tillë, unë bile ju thash që ju brenda 24 orëve mund të propozoni edhe 47 kandidat tjerë për të provuar se kush prej tyre po i merr votat në mënyrë që të kalojmë në fazën tjetër. Është fatkeqësi që për herë të 17 u mblodhëm dhe nuk arritën që të lëvizin as edhe një hap përpara”, ka thëna Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit