23.7 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Kërkesa e prokurorisë, Thaçit po i ndalohet komunikimi me mbrojtjen? (Video)

- Advertisement -

Idetë e Prokurorisë nuk sosen, kur vjen puna te ndalesat për Hashim Thaçin. Në njërën prej parashtresave të fundit, organi special i akuzës kërkon praktikisht – që ish presidenti të mos guxojë ta zë në gojë emrin e asnjërit prej së paku 1 milion njerëzve që ose luftuan ose qenë në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“A do t’i ndalohet Z. Thaçi të diskutojë rreth cilitdo personi të përfshirë në luftën e Kosovës?”, tha Sophie Menegon, avokate e Hashim Thaçit.

Kjo është njëra prej pyetjeve shqetësuese që ngre mbrojtja e Thaçit, pasi përveç vëllezërve e miqve, për çka raportoi Klan Kosova, Prokuroria e Hagës po do t’ia ndalojë atij diskutimet edhe me Bekim Qollakun, që është pjesë e ekipit të Mbrojtjes në rastin e madh të Speciales.

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, më tej shtoi: “Z. Thaçi është i thirrur për të ndarë me të informacione konfidenciale nga rasti për krime lufte dhe të komunikojë me të për t’u përgatitur për mbrojtjen në përputhje me nenin 21(4)(c) të ligjit për DhSK. Andaj as nuk është e nevojshme e as proporcionale që t’i limitohen vizitat personale apo çështjet që diskuton me Z. Thaçi. Gjyqtarja e procedurës paraprake nuk ka juridiksion të kufizojë një anëtar të mbrojtjes nga rasti për krime lufte, të komunikojë me Z. Thaçi”.

Mbrojtja kujton që me kërkesë të prokurorëve, që gati 2 vjet, veçse ekzistojnë masa edhe brenda komunikimeve avokatë – klient.

“Siç është vendosur nga Paneli Gjykues II, vizitat e [e redaktuar] te Z. Thaçi, kur nuk është i shoqëruar me avokatin kryesor apo ndihmës avokatin, nuk janë të privilegjuara dhe janë subjekt i kufizimeve që janë definuar sipas Vendimit për Kushtet në Paraburgim, përfshirë aprovimin paraprak nga Regjistri dhe monitorimin aktiv nga përkthyesi i gjuhës shqipe”, u shpreh avokatja e Thaçit.

Derisa kërkohet t’i ndalohet komunikimi i plotë me mbrojtjen, Prokuroria vetë do t’i përdor edhe faktet e madje edhe dëshmitarët e njëjtë si te rasti për krime lufte edhe te ai për pengim të drejtësisë.

ZPS-ja synon t’i thërras maksimumi tre dëshmitarë, e deri sa ta qartësojë këtë, ka përmendur si rrëfimtarë potencialë, tre ish-drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimin, Bislim Zyrapin dhe Rrustem Mustafën.

 

Të ngjashme

Të fundit