10.4 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Kërkesa e AAK-së në Kushtetuese, Hasani: Nëse gjykata nuk merret me këtë çështje, vendi do të futet në një kaos

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar dërgimin në Kushtetuese të lëndës për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në një opinion të tij me titull “Sërish mbi “lojën e budallait”, ai ka treguar se në këtë rast Gjykata Kushtetuese ka dy mundësi: të mos merret me këtë kërkesë, ose të futet në meritat e saj.

Nëse gjykata refuzon të merret me këtë kërkesë, sipas Hasanit, Kushtetuesja do të bënte një gabim të madh.

Ai ka bërë me dije se ky veprim i gjykatës do ta fuste vendin në një kaos të madh.

“Kohë më parë, disa deputetë shfrytëzuan të drejtën e tyre kushtetuese dhe ngritën një çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese. Sipas asaj që raportohet në media, çështja ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës së votimit dhe vendimin negativ ose refuzues të shumicës së deputetëve për të devijuar nga rendi i ditës së 8 prillit 2025, i caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit dhe forcat politike parlamentare. Mund të ndodhë që Gjykata Kushtetuese të mos dëshirojë të merret me këtë kërkesë, ose që të futet në meritat e saj – kjo mbetet për t’u parë. Si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, Gjykata duhet të japë një arsyetim të qartë. Nëse ndodh e para, vendi do të futet në një kaos edhe më të madh, sepse politika do ta përkthejë këtë si një fitore të interpretimit aktual morbid që i bëhet paragrafit 128 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, në rastin VLAN II. Ky aktgjykim, i pastër dhe i qartë si qielli i Parajsës së Dantes, po interpretohet në mënyrë të tillë morbide, arbitrare, krejtësisht barbare dhe primitive, sa që ne që kemi qenë pjesëmarrës në hartimin e tij kemi vështirësi ta besojmë se dikur kemi mundur të imagjinojmë një interpretim të tillë, madje as në ëndrrën më të keqe”, ka shkruar.

Sipas tij, refuzimi i gjykatës që të merret me këtë çështje do të përbente një precedent të rrezikshme.

“Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese që i mungon qartësia ose guximi për të shqyrtuar dhe vendosur mbi meritat e rastit krijon një precedent të ri dhe përbën ftesë për kaos institucional, sot dhe në të ardhmen. Kjo ndodh sepse çdo konstituim i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve nacionale do t’i lihet stihisë dhe raportit konjuktural të forcave politike, tekave personale të liderëve të rastit”, ka shkruar ai.

 

Të ngjashme

Të fundit