19 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

“Kërkesa e AAK-së mund të refuzohet sepse nuk është çështje kushtetuese”, Jakaj tregon se kur pritet të mirret opinioni i Gjykatës

- Advertisement -

Naim Jakaj, hulumtues në IKD, është pyetur në Frontal në T7 për rastin që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës çështjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Jakaj tha se “gjykata i ka afatet e veta, afati është dy muaj. Mbi një muaj i ka bërë (lënda). Gjykata Kushtetuese ka edhe plotë lëndë që janë të legjislaturës së tetë…”, u shpreh ai në Frontal në T7, transmeton Express.

“Kërkesa e AAK-së mund të mos jetë lëndë kushtetuese për t’u pranuar…Mund të mos e shqyrtojë fare”, tha ai.

“Nuk do të thotë kjo që Gjykata të mos e pranojë”, shpjegoi ai.

Të ngjashme

Të fundit