Një zëdhëns i Ambasadës Amerikane në Kosovë i ka thënë Gazetës Express se dhuna eventuale në Veriun e Kosovës i rrezikon të pafajshmit përfshirë edhe ushtarët e KFOR-it.
“Të gjithë të përfshirët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në terren. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës vënë në rrezik të panevojshëm jetët e pafajshme dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”, vazhdon zëdhënësi i ambasadës.
Serbët e Kosovës janë larguar nga institucionet, duke përfshirë edhe disa policë serbë që zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës.
Ambasada amerikane ka kërkuar nga serbët të kthehen në institucione, ndërkohë nga Kosova që ta shtyjë re-regjistrimin e targave si dhe ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.