Policia e Kosovës njofton për arrestimin e dy personave.
Dy meshkuj janë arrestuar pasi kërcënuan gazetarin përmes rrjeteve sociale.
“KANOSJE/Prishtinë 18-19.01.2025 – 22:00. Më 23.01.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit përmes rrjeteve sociale kanë kanosur viktimën mashkull kosovar (gazetar). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – ka njoftuar PK-ja.