Home Lajme “Kërcënova me dorëheqje”, “s’e thirri Isën në telefon, më thirri mua”, Edita Tahiri tregon telefonatën dramatike me Mogherinin në 2015

“Kërcënova me dorëheqje”, “s’e thirri Isën në telefon, më thirri mua”, Edita Tahiri tregon telefonatën dramatike me Mogherinin në 2015

0
“Kërcënova me dorëheqje”, “s’e thirri Isën në telefon, më thirri mua”, Edita Tahiri tregon telefonatën dramatike me Mogherinin në 2015

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka treguar një situatë dramatike që kishte ndodhur me Federica Mogherinin në vitin 2015.

Teksa ka folur në “Pressing” në T7 për dialogun Kosovë-Serbi, në veçanti për Asociacionin, ajo tha se ishte një moment në vitin 2015 kur Mogherini e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se e ka “shpall marrëveshjen”.

“Mogherini u ngut e shpalli…Pasi u kry takimi, në vend se me thirrë Isën në telefon më thirri mua t’u dalë prej ndërtesës, kjo është qershori, pastaj vjen gushti kur hoqa elementet e përfshiva Gjykatën Kushtetuese dhe Mustafa arriti edhe shqyrtimin në Kushtetuese e futi në takimin e 25 gushtit, jemi tu folë për 24 qershor”.

“Ajo më tha Edita, kam shpall marrëveshjen, i thash nuk e di pse më thirre mua. Unë nuk kam qenë në takim, por unë atë që di i thash, delegacioni ynë kur dilte nga bisedat me ty thonin që t’i i ke injoru, të lutëm merre Mustafën”.

“Pastaj thirra Mustafën në telefon, i thash paska ndodh shpallja të takohemi menjëherë te hoteli, te recpesioni se situata nuk është mirë, Isa u shqetësu, si është e mundur. U takuam, unë kërcënova me dorëheqje, thash unë nuk përmbysi historinë time të lirisë e pavarësisë me këtë dokument, të dy edhe Isa e Hashimi than kadale, thash nuk ka kadale ka mbaru kjo punë edhe po bisedonin”, u shpreh ajo tutje.

“Unë i thash me ma lanë mua dhe të merrem me amerikanët sepse vetëm ata mund ta bindin Mogherinin që ta tërheqë, atë mbramje jam unë i kam shkru Qeverisë Amerikane, se unë kontaktet direkt i kam pas me Qeverinë Amerikane”, shtoi ajo në Pressing.

“Pas letrës, qeveria amerikane më njoftoi që po e çojnë një zyrtar me diskutu për rrezikun”.

“Pse kan elemente ekzekutive dhe janë kundër kushtetutës”, tha ajo se i kishte shpjeguar amerikanëve.

Exit mobile version