20.2 C
New York
Saturday, October 12, 2024

Buy now

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu

- Advertisement -

Këshilli Prokuroria i Kosovës ka njoftuar se është kërcënuar U.D. . Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

KPK ka dënuar ashpër këtë kërcënim, duke shtuar se kërcënimi ndaj Kryeziut është bërë përmes rrjeteve sociale.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënojnë ashpër edhe një kërcënim tjetër që është bërë gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale ndaj U.D. Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu dhe ndaj organeve të sigurisë. Edhe ky kërcënim ka ardhur për shkak të punëve zyrtare që kryejnë këto organe, përfshirë edhe z. Kryeziu në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të kësaj prokurorie.”

“KPK dhe ZKPSH deklarojnë se këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj organeve të Policisë së Kosovës dhe organeve të ndjekjes dhe përmbajnë edhe ngjyrime dhe emërtime të individëve dhe organizata kriminale dhe duken qartazi se qëllimi i tyre është ndërhyrja në punët e Prokurorit të Shtetit dhe organeve të sigurisë së vendit.” – thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme, gjithashtu Këshilli Prokuroria kishte njoftuar se është kërcënuar edhe zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit