Federata serbe e Futbolli ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Evorpiani nëse UEFA nuk dënon Shqipërinë dhe Kroacinë.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatovic, tha se do të paraqesin një kërkesë në UEFA për të ndëshkuar Kroacinë dhe Shqipërisë pas thirrjeve të tifozëve të tyre në ndeshjen mes dy kombëtareve.
Ai pretendon se prej tyre janë kënduar kore raciste kundër serbëve.
“FSS do të kërkojë masat më të rrepta nga UEFA, edhe me koston e mos vazhdimit të garës.
Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më.
Ne duam që tifozët që bërtisnin parulla të papranueshme të ndëshkohen në mënyrë të rreptë. Ne do t’i bëjmë një apel UEFA-s për ngjarje në stadium.
Nuk ka lidhje me sportin dhe futbollin. Ne nuk duam ta politizojmë kampionatin – tha Shurbatoviç për median shtetërore serbe.
Teksa kërkojnë që UEFA të gjobisë kroatët dhe shqiptarët, Serbinë e ka gjobitur me 14 mijë e 500 euro për mesazhet raciste të tifozëve serbë në ndeshjen me Anglinë.