Deputeti Glauk Konjufca ka folur para gazetarëve pas kërkesës së policisë për evakuim të deputetëve.
Ai ka thënë se në Kuvendin e Kosovës është bërë një kërcënim nëpërmjet telefonit duke thënë se policia do të tregojë më shumë. “Policia kështu po mendon…” tha ai.
Edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës u ka kërkuar që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi.