Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas raportimeve se policët e rinj serbë në veri të Kosovës janë kërcënuar për shkak të punës së tyre në Policinë e Kosovës.
Shefi i EULEX-it ka theksuar se është i shqetësuar për kërcënimet e raportuara nga mediet.
”Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës.” – shkroi ai në Twitter.