16.5 C
New York
Saturday, May 31, 2025

Buy now

Kërcënimet ndaj presidentes, Bajraktari: Kur janë të vazhdueshme, duhet rishikuar mekanizmat e brendshëm të sigurisë

- Advertisement -

Avokati Ardian Bajraktari në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Ai u shpreh se kur këto kërcënime bëhen të vazhdueshme, atëherë tha se duhet rishikuar mekanizmat e brendshëm të sigurisë.

“Kur këto bëhen në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme, siç është rasti atëherë natyrisht se vlerësoi që duhet me e rishiku mundësinë e rishikimit të mekanizmave të brendshëm të sigurisë, me qëllim që të parandalohet më e keqja, ose ndonjë pasojë”.

“Unë vlerësojë që institucionet e sigurisë në këtë rast Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të bërë vlerësimin sepse ekzistojnë mekanizmat për vlerësimin e intensitetit të sigurisë, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme në drejtim të parandalimit të çfarëdo dëmi eventual që mund t’i shkaktohet personaliteteve të larta të shtetit, siç është në këtë rast institucioni i presidentit”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme

Të fundit