6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Kërcënimet e vazhdueshme të Dodik, Vuçiq zotohet se e respekton integritetin territorial të Bosnjës

- Advertisement -

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se e mbështet Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit në një takim me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.

Vuçiq ka theksuar se ajo marrëveshje “respekton gjithashtu integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska brenda Bosnjes. Serbia nuk do të mbështesë asgjë në kundërshtim me këtë”, ka shkruar tutje Vuçiq në Instagram.

Ai shtoi se ka biseduar me Schmidt “për ngjarjet aktuale, integrimin evropian dhe proceset zhvillimore në rajon”.

“Theksova se Serbia mbron fuqishëm marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin dhe stabilitetin, si dhe respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare, të cilat janë parakusht i domosdoshëm për çdo përparim të mëtejshëm ekonomik dhe social”, tha Vuçiq.

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje,  Christian Schmidt, njoftoi në X se ai vlerëson “mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës” Ai tha se me Vuçiqin kishte një “bisedë të mirë dhe të hapur”.

“Ne folëm për të gjitha temat aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë, me theks në Republikën Srpska”, tha Schmidt.

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje, Christian Schmidt para takimit me Vuçiqin në Beograd deklaroi se është garantues i Marrëveshjes së Dejtonit, BeH dhe subjekteve të saj, si dhe rrethi i Brçkos.

Ajo që dua të heq nga tavolina është frika e dikujt se Republika Srpska si entitet do të zhduket… Kushdo që dëshiron të shfuqizojë Republikën Srpska duhet të përballet me mua”, tha Schmidt në televizionin rajonal N1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit