1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Kërcënimet e Serbisë me luftë ndaj Kosovës, përfshirja e ShBA-së në zgjidhjen e problemit shihet si jetike

- Advertisement -

Derisa kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, politikanë dhe gazetarë serbë kanë filluar të bëjnë deklarata luftënxitëse. Tensionet u përpoq t’i ulë ambasadori amerikan në Beograd, derisa njohësit e çështjeve politike në vend ritheksojnë domosdoshmërinë për përfshirjen e SHBA-së në zgjidhjen e problemeve me Serbinë.

Pak orë para fillimit të takimit mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, politikanët serbë dhe mediet atje, kanë filluar ta përdorin retorikën luftënxitëse.

“Do të zgjidhet një opsion mes luftës dhe paqes”, ishte njëra nga deklaratat e kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, të cilat u pasuan nga fjali të tjera të ashpra nga politikanë dhe analistë serbë.

Pas klimës së krijuar nga deklarimet e tilla që kanë filluar prej javësh, Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka vendosur t’i takojë ndaras liderët e dy vendeve, pak para se ata të takohen me njëri-tjetrin.

Ky takim i sekretarit të NATO-s me Kurtin dhe pastaj me Vuçiqin, për njohësin e  politike, Visar Ymeri, është më i rëndësishëm, sesa takimi mes kryeministrit kosovar dhe presidentin serb.

Sipas Ymerit, Stoltenberg, do ta ketë vetëm një qëllim.

Ndërsa, deklarimet e ambasadorit amerikan në Beograd, Christofer Hill, për ulje të tensioneve dhe kërkim të një kompromisi, profesori universitar, Milazim Krasniqi, po i sheh si qëllim i SHBA-së, për ta shtrirë ndikimin e madh që mund ta kenë në dialogun Kosovë – Serbi.

Gazetari Bekim Kabashi, thotë se zhvillimet e fundit janë dëshmi e qartë që pa përfshirjen dhe rolin amerikan, s’mund të ketë paqe në rajon dhe as marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiq, pritet të realizohet në prezencë të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell.

Takimi i fundit mes dy tyre ishte para më shumë se një viti, derisa kohëve të fundit, është ashpërsuar retorika mes liderëve të të dyja vendeve.

Vetë kryeministri Kurti, ditë më parë deklaroi që Serbia mund të na sulmojë, duke shtuar se Kosova është gati për një gjë të tillë. /Tëvë1/

Video: KËTU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit