Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ka tentuar të ironizoi me ish-opozitën për faktin se përfaqësuesit e saj e kishin përcjell mbrëmë intervistën e kryetarit të VV-së, Albin Kurti në “Tëvë1”.
Ai ka shprehur dilemën e tij, nëse deputetët e ish-opozitës e kanë kuptuar se çka ka thënë Kurti.
“Opozita e paska përcjellë intervistën e Kryeministrit me transkriptë. E vërtetë, problem e kanë me kuptu!”, ka shkruar Kërçeli në profilin e tij në “Facebook”.