Deputeti Ilir Kërçeli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar në lidhje me situatën e sapo krijuar në Kuvend.
Ai tha se nuk është e vërtetë se ministrat sot kanë dorëzuar ndonjë mandat- pasi at ai kanë dorëzuar ato më herët tek kryeministri Kurti e ato janë përcjellur më herët, pra sot s’është dorëzuar asgjë.
Sipas Kërçelit pati vetëm një vonesë në formimin e institucioneve dhe asgjë tjetër.
“Siç duket ndikoj shumë përmendja e zgjedhjeve, siç duket opozita s’janë të gatshëm për zgjedhje e nuk ju treguam që jemi të gatshëm e kjo i bëri të ndryshohen e të deklarohen”, shtoi Kërçeli.