4.2 C
New York
Wednesday, November 12, 2025

Buy now

Kërçeli, Abdxihikut: Dinjitet është të mos e shesësh trashëgiminë e Rugovës për një vend tavoline

- Advertisement -

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të Lumir Abdixhikut, duke e quajtur atë “kryetar pa vizion, pa guxim”.

Përmes një postimi në Facebook, Kërçeli u shpreh se për Abdxhikun është dinjitet të kërkojë qeveri teknike nga vendi i tretë, pavarësisht vullnetit qytetar.

“Dinjiteti nuk matet në studio televizive, por në vendime. Dinjitet është të mos e katandisësh LDK-në në shtojcë të tri katër partive të tjera, të mos e shesësh trashëgiminë e Rugovës për një vend në tavolinë, dhe të mos e fshehësh dështimin pas analizave boshe” u shpreh ai.

Mes të tjerash, Kërçeli, gjithnjë duke iu referuar kryetarit të LDK-së, thotë se dinjitetin nuk e mat një njeri qe e ka humbur prej kohësh.

Ky është reagimi i plotë i Kërçelit:

Si e përkufizon “dinjitetin” kujdestari i LDK-së?

Për gjeneratën e re të politikës “me kostum e kalkulim”, dinjitet qenka të kërkosh qeveri teknike nga vendi i tretë, duke ëndërruar karrigen e kryeministrit, edhe pse vlerësimi qytetar të ka lënë aty-aty me kandidatin e pestë të fituesit të zgjedhjeve.

Kur Lumir Abdixhiku flet për “dinjitet”, fjalët ndalen për pak.

  1. Sepse s’dihet nëse flet ai që dikur premtonte ringritje, apo ai që e zbriti LDK-në në pikën më të ulët të historisë së saj.

Kryetar pa vizion, pa guxim, pa asnjë fitore por plot leksione për të tjerët.

Dinjiteti nuk matet në studio televizive, por në vendime.

Dinjitet është të mos e katandisësh LDK-në në shtojcë të tri katër partive të tjera,

të mos e shesësh trashëgiminë e Rugovës për një vend në tavolinë,

dhe të mos e fshehësh dështimin pas analizave boshe.

Sepse në fund të ditës, dinjitetin s’e mat dot ai që e ka humbur prej kohësh.

Të ngjashme

Të fundit