27 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Keqtrajtimet në Hagë, Uka: Nëse ne heshtim, s’e meritojmë me qenë shtet

- Advertisement -

John Devaney ka qenë gardian i thjeshtë në Qendrën e Paraburgimit në Scheveningen, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë prej afër 5 vjetësh, për të cilin u raportua ekskluzivisht në “Kronika e Hagës” të Info Magazine para pak javësh.

Gjyqtarit amerikan dhe tre gjyqtarëve tjerë të Panelit, Thaçi u tregoi se si ish-gardiani, tash prokuror, i ka keqtrajtuar e kërcënuar fizikisht krerët e UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

Kështu ka zbuluar ekskluzivisht gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku.

Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Ora Shtatë”, aktivistja Elena Uka, thotë se Devaney u inflirtua brenda Qendrës së Paraburgimit në Scheveningen, pasi sipas saj, ai ishte gjithmonë një juristë.

Ndër të tjera ajo shton se ish-presidentit Thaçi po i rrezikohet jeta atje.

“S’po e kuptoj këtë heshtje, vetëm me postime priten me kalu”, tha ndër të tjera Uka.

Uka thotë se ky është testi i fundit për shoqërinë tonë, për të kuptuar se a jemi shtet.

“Ish-presidenti është duke u keqtrajtuar, edhe nëse sot Albin Kurti keqtrajtohet, keqtrajtohemi të gjithë ne sepse ai është kryeministër në detyrë. E nëse presidentja hesht, Qeveria hesht, e sidomos nëse PDK-ja hesht, atëherë ne nuk e meritojmë me qenë shtet”, u shpreh ajo tutje.

Nga ana tjetër, gazetari Arlind Imeri thotë se Gjykata e Hagës ka devijuar komplet orientimin e saj.

 

Të ngjashme

Të fundit