Home Lajme “Keqpërdorim deri në fyt”, Gashi akuzon Qeverinë Kurti për mosrealizim të investimeve kapitale

“Keqpërdorim deri në fyt”, Gashi akuzon Qeverinë Kurti për mosrealizim të investimeve kapitale

0
“Keqpërdorim deri në fyt”, Gashi akuzon Qeverinë Kurti për mosrealizim të investimeve kapitale

Analisti Dardan Gashi ka kritikuar Qeverinë Kurti, lidhur me investimet kapitale, duke theksuar se nuk ka realizuar projekte të reja infrastrukturore dhe se fondet buxhetore po keqpërdoren.

Ai ka shtuar se Qeveria aktuale ka përdorur buxhetin për të “blerë” vota në fund të mandatit dhe se hetimet për keqpërdorime tani janë duke vazhduar.

“Tash kanë ardhur në qeveri dhe krejt çka bëjnë është keqpërdorim deri në fyt. I ke mbi 200 kontrata njëburimore që po hetohen. Janë kryer projekte të mëdha që i kanë gjetur të nisura kur kanë hyrë në pushtet, por vetë nuk kanë bërë asnjë rrugë. Buxhetin që e kanë marrë e shfrytëzojnë për të blerë vota në fund të mandatit, kjo shihet qartë. Keqpërdorime të mëdha, ku tashmë kanë nisur hetime dhe gjykime. I ka kapur sikleti në fund të mandatit. Krejt po pyesim, ku janë këto para? Cili është projekti për të cilin krenohen? Asnjë,” ka deklaruar Gashi në Debat Plus.

Exit mobile version