28.1 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Kepa transferohet te Arsenali

- Advertisement -

Kepa Arrizabalaga ka përfunduar transferimin nga Chelsea te Arsenali, konfirmon faqja zyrtare e internetit e “Topçinjve”.

Arsenali ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej tetë milionë eurosh në kontratën e tij me Blutë.

Portieri spanjoll, i cili iu bashkua “Bluve” në vitin 2018 si portieri më i shtrenjtë në histori, siguroi katër trofe të mëdhenj gjatë kohës së tij në klub – përfshirë titullin e Ligës së Kampionëve në sezonin 2020/21.

Megjithatë, deri atëherë, ai nuk ishte më titullar i parë.

Ish-portieri i kombëtares spanjolle pritet të rivalizojë David Rayan për vendin e titullarit, duke i dhënë Mikel Artetës më shumë alternativa në portë.

Përvoja dhe cilësia e Kepas konsiderohen si një aset i vlefshëm për skuadrën, ndërsa ai është përforcimi i radhës pas mbërritjes së Martin Zubimendit.

Transferimi i Kepas vjen pas një periudhe të përzier shtatëvjeçare te Chelsea, ku ai fitoi katër trofe të mëdhenj dhe regjistroi 163 paraqitje.

Të ngjashme

Të fundit