8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Keni planifikuar të udhëtoni? Mos bëni gabim të rezervoni këto dhoma

- Advertisement -

Përpara se të rezervoni një dhomë hoteli duhet që të keni parasysh disa elemente, në mënyrë të tillë që të kaloni sa më mirë gjatë qëndrimit tuaj në atë vend. Martin Seeley, ekspert i gjumit në MattressNextDay, thotë se kur të rezervoni dhomën tuaj të hotelit, merrni parasysh të kërkoni një dhomë që është në një kat të lartë, pasi në këtë mënyrë keni më pak gjasa të shqetësoheni nga zhurmat e rrugës ose zhurmat që vijnë nga hoteli. Duhet të siguroheni gjithashtu që të kërkoni një dhomë që është larg ashensorit, pasi zhurma e krijuar prej tij mund t’iu mbajë zgjuar.

Megjithatë, një ekspert i sigurisë ka thënë se nuk duhet të shkoni kurrë mbi katin e katërt. Lloyd Figgins, një ish-ushtar dhe tani ekspert i rrezikut të udhëtimit, u shpreh: “Gjëja më e madhe që neglizhohet është rreziku i zjarrit. Sigurohuni që të qëndroni midis katit të dytë dhe të katërt të hotelit sepse shkallët e zjarrfikësve rrallë arrijnë mbi katin e katërt.”

Të pasurit shumë nxehtë ose shumë ftohtë mund të prishë gjumin tuaj, kështu që përpiquni të zgjidhni një dhomë që ka një sistem kondicionimi, në mënyrë që të keni kontrollin e temperaturës. Të paktën dy orë para gjumit, vendoseni kondicionerin në 15.6 deri në 19.4 gradë Celsius pasi kjo krijon një mjedis perfekt të gjumit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit