Kreu i Nisma-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se kishte arritur një marrëveshje me deputetin e VV-së, Albin Kurti për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Limaj tha se ishte fjala për një “marrëveshje gjentëlmene” dhe se të dy kishin “cakërruar gotat”, ndonëse vetëm “me ujë.”
“Kemi pasur marrëveshje gjentellmene me Kurtin për kryetarin e kuvendit. Jo me shkrim. Dakordim gojor. I kemi cakërruar gotat. Me ujë. Ai ka mbetur me shku me fol me partinë e vet.” – tha ai në “Rubikon”.
I pyetur nga gazetari Kelmendi se pse u propozua Albulena Haxhiu pas marrëveshjes e jo ai për kryetar të Kuvendit, Limaj refuzoi të përgjigjej në këtë pjesë, duke thënë se s’mund t’i zbulojë të gjitha diskutimet “flas për shkak të kodit të tavolinës.”
Kelmendi: “Pse e propzuan Albulnen e jo ju?”
Limaj: “Tash unë s’mundem me komentu këtë pjesë. Sepse nuk e di. Ajo çka e di është që nuk i kanë votat.”
Kelemndi: “Keni bërë gëzuar dhe nuk e dini?”
Limaj: “Atë ditë m’u tha që nuk janë votat, më tha Kurti. Ka gjëra që s’mund t’i flas, nuk mund t’i flas për shkak të kodit të tavolinës.”