Ylli i “Little Mix”, Jade Thirwall ka rrëfyer një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur me këngëtarin, Harry Styles. Bëhet fjalë për kohën kur ky i fundit sapo kishte nisur karrierën e tij artistike dhe ishte bërë pjesë e grupit “One Direction”, në “X Factor”.
Këngëtarja,32 vjeç, zbuloi se gjatë audicioneve në Mbretërinë e Bashkuar në 2010, mes saj dhe Harris lindi një romancë.
Por nuk pati më kurrë një takim të dytë, pasi këngëtari njohu sukses të jashtëzakonshëm në performancat ‘live’ dhe kjo, sipas Jade, ishte arsyeja pse ai thjesht zgjodhi të mos i shkruante më kurrë.
“Dhe më pas në momentin që ata shkuan në performancat e netëve ‘live’ ai nuk më ktheu mesazh,” tha ajo për Styles, 30 vjeç, i cili vazhdoi të konkurronte në shfaqje si pjesë e grupit “One Direction” së bashku me Zayn Malik, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Liam Payne.
Një vit më pas, edhe Thirlwall pati goxha sukses në “X Factor”, si pjesë e grupit “Little Mix”, së bashku me Perrie Edwards, Jesy Nelson dhe Leigh-Anne Pinnock.
Ajo kujtoi gjithashtu se u ndesh me Styles në prapaskenë kur “One Direction” u ftua të performonte në shfaqje atë vit.
“E pashë në një dhomë dhe më tha: “Më vjen shumë keq që të injorova”, tha Thirlwall.
Thirlwall nuk është e vetmja këngëtare e “Little Mix” që ka pasur një romancë me një anëtar të “One Direction”. Edwards ishte në lidhje me Zayn Malik për katër vjet përpara se lidhja e tyre të përfundonte në vitin 2015.