-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Këngëtarja shqiptare: Nuk e shoh veten si nënë, ja arsyeja e fortë…

- Advertisement -

Olimpia Smajlaj nuk është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar pasi ajo është shndërruar në një personazh publik falë muzikës, fillimisht nga televizioni dhe pastaj për cover-at e realizuar herë pas here. Ajo njihet për zërin e saj mjaft të veçantë dhe për performancat rock që i shkojnë më së miri.

Olimipia ka qenë e ftuara e radhës në programin “Se Luan Top”, drejtuar nga Erjona Rusi ku ka rrëfyer më shumë për jetën e saj profesionale por edhe atë personale.

Artistja ka treguar se po shijon një lidhje dashurie prej disa vitesh dhe se marrëdhënia e saj është serioze, duke jua prezantuar edhe prindërve.

E pyetur nga Erjona nëse këngëtarja dëshiron që të krijojë një familje së shpejti duke qenë se edhe marrëdhënia e saj është në drejtimin e duhur, Olimpia ka habitur paksa me përgjigjen e saj, duke e shprehur se nuk e sheh veten si nënë.

Po të përgjigjem, vërtet, realisht, shumica do më kryqëzojnë, kështu që nuk po përgjigjem”, ka nisur këngëtarja.

Nuk e di akoma nëse unë jam bërë për të qenë një mama. Nuk e di por nuk e shoh veten. Nuk po them që nuk do bëj asnjëherë fëmijë, thjesht e mbaj opsionin të hapur sepse nuk e di. Është e drejta e çdo njeriu ta zgjedhë që të mos e bëjë dhe deri tani e kam mbajtur të hapur këtë opsion. Nuk dua t’i them vetes që dua ta bëj sepse e bëjnë të gjithë. Nëse unë nuk e ndjej që duhet ta bëj, nuk do e bëj”, përfundon artistja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit