Këngëtarja e madhe e skenës sonë muzikore, Shkurte Fejza, është bërë gjyshe.
I biri i vetëm i këngëtares, Arbëri, sapo është bërë baba dhe lajmin e gëzueshëm e kanë ndarë disa nga anëtarët e familjes.
Shkurte Fejza, ka zbuluar me gëzim se Erëza, ka sjell në jetë Progonin.
“Falënderojmë Zotin e madh për këtë bekim dhe dhuratë të çmuar”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja.
Të kujtojmë se Arbër Behluli, i biri i legjendës së muzikës, ka hyrë tashmë në politikë dhe po garon për deputet nga radhët e PDK-së.