Këngëtarja rumune, Andreea Vilcan, ka marrë vëmendje të madhe gjatë vitit të kaluar te populli shqiptar.
Ajo në një intervistë dhënë për Telegrafin
Artistja e famshme thotë se brenda një viti ka qenë katër herë në vendin tonë, Kosovë.
“Në vetëm një vit e kam vizituar Kosovën tashmë katër herë. Ju keni vende të mrekullueshme. Krahas Prishtinës kam vizituar edhe Gjakovën, Pejën dhe Prekazin. Secila prej tyre ka bukurinë dhe emocionin e vet”, u shpreh ajo.
ka rrëfyer lidhjen me Kosovën, vizitën në disa vende e po ashtu edhe për gjërat e tjera që i kanë bërë përshtypje.
Bukuroshja tutje vazhdoi: “Mezi pres të eksploroj më shumë Kosovën! Gjithashtu, njerëzit më pritën me respekt dhe ngrohtësi. Kemi kënduar rrugëve, kemi kërcyer, kemi qeshur. Ishte e mahnitshme! Dhe ajo që unë gjithashtu dua në vendin tuaj, është ushqimi juaj tradicional i cili është i mahnitshëm! Të preferuarat e mia janë lëngu me speca dhe lëngu me suxhuk me pogaqe”.
Andreea u bë e njohur pas interpretimit të disa këngëve të artistëve shqiptarë, si ‘Zemër’ të Dhurata Dorës.
E njëjta premtoi edhe shumë surpriza për tashmë vitin e ri, 2024.