29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Këngëtarja japoneze mohon se ka fëmijë nga Elon Muskun

- Advertisement -

Këngëtarja japoneze Ayumi Hamasaki ka reaguar pas thashethemeve që qarkulluan në internet, sipas të cilave ajo mund të kishte një fëmijë me miliarderin Elon Musk.

46-vjeçarja, e cila ndodhet aktualisht në turne në Azi, ka mohuar lidhjen me spekulimet që nisën pas një deklarate të Ashley St Clair – influencuese konservatore dhe ish-partnere e Muskut – e cila në një raport të New York Timesit pretendoi se Elon kishte një fëmijë me një yll të muzikës pop japoneze.

St Clair, nëna e fëmijës së 14-të të CEO-s së Teslas, tha se Musk e shihte dhurimin e spermës si një akt altruist dhe se kishte shprehur shqetësim për rënien e normave të lindjeve në botë.

Emri i Hamasakit u përfol gjerësisht në rrjet, por artistja i ka quajtur këto zëra të pabaza.

Të ngjashme

Të fundit