1.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

- Advertisement -

Këngëtarja kanadeze Claire Elise Boucher, e njohur si Grimes, ka folur për sfidën e saj të vështirë për kujdestarinë e fëmijëve që ka me ish-partnerin e saj, Elon Musk.

Beteja për kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre, X Æ A-Xii, Exa Dark Sideræl dhe Techno Mechanicus, ka vazhduar për më shumë se një vit. Vitin e kaluar, çifti ish-bashkëshort paditi njëri-tjetrin në Teksas për kujdestarinë. Muajin e kaluar, çështja u bë private dhe nuk dihet nëse procesi vazhdon ende, sipas Business Insider.

Shumë ndjekës në rrjetin social X (ish-Twitter) e kanë pyetur Grimes pse nuk ka publikuar projekte të reja kohët e fundit. Ajo u përgjigj se e gjithë kjo periudhë ka qenë tepër e lodhshme për të për shkak të luftës për kujdestari.

“Kam kaluar çdo minutë duke fjetur dhe qarë kur nuk po luftoja për fëmijët e mi gjatë këtij viti”, shkroi ajo.

“Kalova një vit duke luftuar për kujdestari në një shtet me ligje të tmerrshme për të drejtat e nënës. Postimet e mia në Instagram dhe puna si modele u përdorën kundër meje si provë se nuk jam një nënë e mirë. Po ashtu, luftova për t’u ndarë nga dashuria e jetës sime, ndërsa ai po bëhet një njeri tërësisht i panjohur për mua – dhe gjithçka me burime shumë më të pakta se ai. Ndërkohë, kaluan pesë muaj të plotë pa parë njërin prej fëmijëve të mi”, shtoi Grimes.

Beteja kryesore në këtë proces ishte nëse çështja do të vazhdonte në Kaliforni, ku Grimes pretendonte se jetonin fëmijët, apo në Teksas. Ligjet e Teksasit dhe Kalifornisë kanë të njëjtat standarde për kujdestarinë – interesin më të mirë të fëmijës. Megjithatë, Teksasi kufizon shumën e alimentacionit në 2760 dollarë për tre fëmijë, ndërsa Kalifornia nuk ka një kufi të tillë.

Më herët këtë vit, nëna e Grimes, Sandy Garrosino, publikoi një sërë postimesh në X ku akuzonte Musk se po i largonte fëmijët nga pjesa tjetër e familjes.

“Ajo ishte aq e emocionuar për vizitën e tyre të planifikuar për ditëlindjen e saj. Jam e shokuar që fëmijëve nuk iu lejua të vijnë, sepse ti po përpiqesh t’i mbash larg Claire. Të lutem, Elon. Kjo është aq e dhimbshme për nënën time,” shkroi Garrosino, duke iu drejtuar miliarderit.

Grimes dhe Musk kanë qenë në një lidhje për katër vjet, gjatë së cilës ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë, të cilëve u kanë dhënë emra të pazakontë. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit