Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.
Së fundmi është vënë re nga fansat se në performancën e saj më të fundit, këngëtarja greke Ivi Adamou ka të njëjtin ‘look’ që këngëtarja Dafina Zeqiri ka pasur para disa ditësh në koncertin e saj. Kështu fansat e kanë akuzuar Ivin se ka kopjuar Dafinën pasi ajo e ka veshur e para.