Këngëtarja kosovare Fatlume Popovci ka konfirmuar lajmin që qarkullonte për ndarjen nga bashkëshorti i saj.
Ajo i ka dhënë fund martesës 20-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur vet ajo në një intervistë për Prive by Liberta Spahiu.
Ndër të tjerash theksoi se në këtë martesë është detyruar të jetë edhe burrë edhe grua.
E pyetur mbi zhvillimin, Fatlumja u shpreh:
“Një vit e gjysmë, ose dy vitet e fundit nuk është që ka qenë raporti siç e kemi pasë. Unë vetëm e di që nuk jam fajtore, jam munduar me çdo të mirë për të, djalin, familjen e tij. Qysh prej fillimit të lidhjes nuk e kam pasë stabilitetin 100% me të. Nuk e kam pasur sigurinë në shumë aspekte. Për këtë arsye jamë detyru me qenë edhe burrë edhe grua”.
Video:






