23.3 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Këngëtarja e njohur zbulon se vuan nga agorafobia: “Kam frikë se mos vdes…”

- Advertisement -

Perrie Edwards ka zbuluar se agorafobia e saj u përkeqësua aq shumë sa që vitin e kaluar mezi dilte nga shtëpia. Këngëtarja 32-vjeçare detajoi ankthin shkatërrues dhe tha se e ka më të vështirë të qëndrojë në shtëpi se sa në skenë.

“Kur jam në skenë si yll pop, jam plotësisht në elementin tim: e guximshme dhe e fuqizuar por sapo kthehem në shtëpi, pas dyerve të mbyllura, atëherë ankthi fillon dhe jam thjesht unë sërish. Nuk mund të ndaloj së vështirësuari gjërat e përditshme që duhet të jenë të lehta, si të hip në makinë dhe të ngas deri në Londër.

Në fund të vitit të kaluar, agorafobia ime u bë aq e keqe sa gati nuk mund të dilja nga shtëpia.”Agorafobia përfshin frikën dhe shmangien e vendeve ose situatave që mund të shkaktojnë panik dhe ndjenja të bllokimit, pafuqisë ose turpit. Ju mund të keni frikë nga një situatë aktuale ose e ardhshme.

Në fillim të këtij viti, Perrie pranoi se frikësohet se “mund të vdes” teksa hapte zemrën për betejën e saj të vazhdueshme me çrregullimin e panikut.

Ish-ylli i Little Mix zbuloi se e ka të vështirë të qëndrojë vetëm, duke u frikësuar se mund të përjetojë një sulm paniku kërcënues për jetën pa askënd rreth saj që ta ndihmojë.

Të ngjashme

Të fundit