Ish anëtarja e Little Mix, Jade Thirlwall, 32 vjeçe, është e njohur për energjinë e saj të jashtëzakonshme në skenë dhe performancat teatrale. Kënga e saj debutuese, “Angel of My Dreams”, u nominua për Ivor Novello Award.
Përveç muzikës, ajo ka folur hapur për politikat sociale dhe për të drejtat LGBTQ+, duke mos u trembur të japë opinionin e saj politik edhe në skenë. Në një intervistë më të re, ajo tregoi se ka përdorur edhe zempic, duke thënë me shaka se është pjesë e përgatitjes për trupin dhe energjinë e performancave të saj intensive.