Këngëtarja Cher ka konfirmuar lidhjen e saj me producentin muzikor, Alexander Edwards teksa ndau një foto të të dashurit të saj së bashku me një emoji zemre. Krijuesja e hiteve, e cila është 76 vjeçe, zbuloi se ajo trajtohet si një mbretëreshë nga partneri i saj i ri.
Këngëtarja, e cila tashmë e ka prezantuar Aleksander me familjen e saj, nuk i intereson fakti se ai është 40 vjet më i ri se ajo, teksa ka thënë: “Dashuria nuk njeh matematikë”. Këngëtarja zbuloi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar.
![Wow: Krijuesja e hiteve, 76 vjeç, zbuloi se ajo trajtohet 'si një mbretëreshë' nga e dashura e saj 36-vjeçare, ndërsa ajo u përhap për të në një seri mesazhesh.](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/11/06/21/64253171-11396655-image-a-67_1667770170070.jpg)
Konfirmimi i këtij lajmi vjen pak ditë pasi këngëtarja e shumë hiteve u fotografua e kapur dorë për dore me producentin muzikor.
![](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/11/06/21/64252797-11396655-image-a-61_1667769963836.jpg)
![Dalja e parë publike: Njoftimi vjen pasi çifti u pa të kapur për dore në restorantin e Hollivudit Craig në fillim të kësaj jave](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/11/06/21/64253441-11396655-image-a-68_1667770291563.jpg)