Këngëtarja e njohur, Emaza Gibson, ka ngritur së fundmi një padi për ngacmim seksual kundër Jason Derulo.
Ajo pretendon se këngëtari i ‘R&B’ nënshkroi me atë një marrëveshje me qëllimin për të pasur marrëdhënie seksuale.
Lidhur me këto akuza ka vendosur që të përgjigjet Derulo, ku për mediat është shprehur:
“Unë normalisht nuk do të komentoja, por këto pretendime janë krejtësisht të rreme dhe lënduese. Unë mbështetës këdo që ndjek ëndrrat e tyre. Gjithmonë jam përpjekur ta jetoj jetën time duke shpërndarë pozitivitet dhe kjo është arsyeja pse ulem këtu para jush thellësisht i ofenduar, nga këto pretendime shpifëse”.
Në përgjigje të deklaratës së Derulo, avokati i Gibson, Ron Zambrano, u përgjigj në një deklaratë për ET, duke thënë:
“Nëse Derulo me të vërtetë do të mbështeste këdo që ndjek ëndrrat e tyre, ai do të pranonte dhimbjen dhe vuajtjen që i shkaktoi Emaza-s dhe do të synonte të ishte një person më i mirë. Emaza është ofenduar nga qëndrimi i tij shpërfillës. Kjo lloj sjelljeje është e përhapur, por duhen njerëz të guximshëm si Emaza që të ndajnë historitë e tyre për t’i dhënë kësaj sjelljeje të turpshme”.
Muzikantja, e cila e reklamon veten si aktiviste në “Instagram”, pretendon se Derulo bëri disa veprime të pahijshme pasi filluan të punonin së bashku. Ajo dyshohet se u takua me këngëtarin e “Talk Dirty” në gusht 2021, ku ai thuhet se i kërkoi asaj të krijonte një ‘mixtape’ në katër muaj dhe një album.