Meghan Trainor është në pritje të ëmbël!
Ajo ka konfirmuar lajmin për “People” dhe më pas ka postuar në Instagram një foto me ekon e bebushit, duke bërë me dije se është shtatzënë me bashkëshortin Daryl Sabara dhe presin të bëhen prindër për herë të dytë.
“Jam shumë mirënjohëse që jam shtatzënë. Kjo është fantastike! Më duket sikur po ëndërroj! Jam në gjysmë (të rrugëtimit), sepse dua 4 fëmijë”, u shpreh Meghan.
Këngëtarja e hitit “All About That Bass” u bë nënë në shkurt të vitit 2021, kur erdhi në jetë djali i saj Riley.
Ndërkohë që Meghan bëhet gati të mirëpresë bebin nr. 2, po punon për të publikuar librin e saj “Dear Future Mama”, në të cilin do të ndajë me të gjithë përvojën e saj gjatë shtatzënisë, dietat dhe ushtrimet e trajnerit personal. Libri do të publikohet më 25 prill të këtij viti.