Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, që i ka bërë jehonë vendit tonë me hitet e saj, nuk e ka mohuar kurrë origjinën. Madje ajo gjen shpesh raste për të përshëndetur në gjuhën shqipe, apo festuar më këngë e valle tradicionale shqiptare.
Së fundmi, vëmendjen e ka marrë një postim i saj në rrjete sociale, ku shfaqet në formë dhe mjaft tërheqëse. Ylli shqiptar në përshkrimin e kësaj fotoje ka zgjedhur të “flasë” në shqip: “Ku gjen më mirë?”.
Kaq ka mjaftuar që fotoja të marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve të cilët kanë komentuar dhe pëlqyer postimin.