10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Këngëtarja e famshme firmos marrëveshjen “astronomike”, 15 milionë dollarë për librin e saj

- Advertisement -

Pas dokumentarit vjen libri. E vendosur për t’ju mbyllur gojën atyre që e akuzojnë është Britney Spears, e cila së shpejti do të publikojë autobiografinë e saj. Sipas Page Six, këngëtarja 40-vjeçare, e cila arriti të rimarrë kontrollin e jetës së saj pas 13 vitesh nga familja, tashmë ka nënshkruar një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh me shtëpinë botuese “Simon & Schuster”.

Kjo është një nga marrëveshjet më të shtrenjta deri më tani për një autobiografi pas familjes Obama (60 milionë dollarë), sipas njoftimit për shtyp të shtëpisë botuese. Që kur kujdestaria famëkeqe e këngëtares përfundoi në Nëntor, Britney ka qenë subjekt i dokumentarëve që janë fokusuar në betejën e saj ligjore me të atin, shumë prej të cilave ajo i ka kritikuar.

Britney Spears plans to write a fiction book, takes inspiration from her  conservatorship battle | PINKVILLA

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja pranoi se po punon për projektin e parë muzikor në pesë vite pasi u lirua nga kujdestaria. Libri vjen në një etapë të re të jetës së fitueses së Grammy. Ajo është fejuar me partnerin e saj prej shumë kohësh, Sam Ashari. Spears ende nuk ka komentuar publikisht planet për librin e saj.

Britney Spears Signs $15 Million Book Deal for Memoir (Report) - SPIN

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit