-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Këngëtari Nick Jonas flet për prindërimin

- Advertisement -

Ardhja e vajzës në jetë për Nick Jonas dhe gruan e tij Priyanka Chopra Jonas i ka ndryshuar gjërat mjaft për mirë. Aktori dhe këngëtari 29 vjeç, foli për “Entertainment Tonight” për fëmijën e tij të parë.

Sigurisht që po ndryshon jetën”, tha Jonas për faktin e të qenurit  baba. “Malti është e mahnitshme. Më sjell shumë gëzim”, ka vijuar më tej ai.

Pasi vajza e tyre lindi nëpërmjet një gruaje surrogate më 15 Janar, vogëlushja i kaloi mbi 100 ditët e para në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, por ajo mundi të bashkohej më vonë me prindërit e saj në shtëpinë e tyre.

Në fillim të këtij muaji, Nick, Kevin dhe Joe Jonas folën me gazetën “People” për prindërimin tani që ata “të gjithë kanë familje dhe jetojnë në vende të ndryshme“.

Vëllezërit u shprehën se e kanë tepër të nevojshme të shijojnë kohën si familje tani që edhe janë bërë prindër.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit