Martijn Gerard Garritsen, i njohur me emrin artistik si Martin Garrix, do vijë në një koncert të madh në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes një postimi të bërë në rrjetet socilae, shkruan se artisti do të performojë tek Parku i Liqenit, ditën e premte, më 5 korrik.
Garrix, i njohur për disa hite muzikore përfshi këtu edhe bashkëpunimin ““Scared to be lonely” me Dua Lipën, ka qenë një ndër të ftuarit special në “Sunny Hill” në Prishtinë në vitin 2022.
Ai ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me artisten Bebe Rexha, “In the Name of Love”, e cila është padiskutim një ndër hitet më të njohura muzikore.