10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Këngëtari i njohur i kërkon falje ish-partneres së tij pasi e tradhëtoi!

- Advertisement -

Tom Sandoval e ka etiketuar veten si egoist pasi u zbulua se ai kishte tradhtuar Ariana Madix-in me një nga kolegët e saj. Ai kishte pasur një lidhje fshehurazi me Raquel Levis, e cila po punonte gjithashtu në Vanderpump Rules me Madix. Dyshohet se kjo vazhdonte prej muajsh. Ylli i reality bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Instagram për të folur për tradhtinë e të dashurës së tij prej kohësh.

“Dua të kërkoj falje para së gjithash për të gjithë ata që kam lënduar gjatë këtij procesi. Më së shumti, dua t’i kërkoj falje Arianës. Kam bërë gabime, kam qenë egoist dhe kam marrë vendime të pamatura që kanë lënduar dikë që dua. Askush nuk e meriton ta ndjejë atë dhimbje kaq traumatike dhe publikisht. Unë vetëm mund ta imagjinoj se sa shkatërruese ka qenë kjo për Arianën dhe të gjithë rreth nesh. Ndihem tmerrësisht keq për këtë. Keqardhja ime më e madhe është që tradhëtova Arianën. Nuk kam dashur kurrë të zhgënjej kaq shumë njerëz, duke përfshirë familjet tona të dashura dhe miqtë”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit