Këngëtari i famshëm, Chris Brown, ka ndarë me ndjekësit një detaj të rrallë nga jeta e tij. Ai tregon qartë ndikimin që fama ka në shëndetin e tij mendor.
Në një postim në profilin e tij në “Instagram”, artisti shkruan se i pëlqen që të dalë vetëm fshehurazi, kur është në qytetet të ndryshme. Ai ka shtuar se këtë e bën pasi e ndihmon që të ndihet si njeri dhe normal.

“Më pëlqen të dal fshehurazi vetëm, kur jam në qytete të ndryshme. Më ndihmon të ndihem si njeri dhe normal. Kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin tim mendor, sepse nuk mund të ec i lirë gjatë ditës. Më ndihmon të qëndroj me këmbë në tokë”, shkruan Chris Brown në postimin që mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Artisti shton se izolimi nga aktivitetet e zakonshme të përditshme mund të të çojë në çmenduri, duke nënvizuar presionin që vjen me jetën në qendër të vëmendjes.