Dikur numëronin miliona klikime, këndoheshin në çdo cep dhe shënonin kulmin e suksesit të Gjestit.
Sot, këngët si “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia” janë thjesht kujtime të momentit – të zhdukura krejtësisht nga YouTube.
Fansat kanë nisur të parashtrojnë pyetje nëpër rrjete sociale, në postimet e këngëtarit pejan.

Projektet, që ishin nën menaxhim të Samed Poterës, ish-menaxherit të tij tani nuk janë më në YouTube.
Telegrafi mëson se këngët janë hakuar dhe se po punohet për t’i rikthyer sërish në platformat online.
Nuk dihen akoma arsyet se çfarë qëndron prapa kësaj dhe kush mund të jetë ‘sulmuesi’.
Sidoqoftë, Gjesti po vazhdon punën për këngë të reja e të jetë i pranishëm nëpër koncerte.
