Këngëtarja ikonike e shqiptarëve, Shkurte Fejza, është shfaqur sot në tubimin e PDK-së në Mitrovicë, ku kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, u prit nga një numër i madh mbështetësish.
E pranishme në rreshtat e parë, Fejza u pa përkrah bashkëshortit të saj, duke ndjekur fjalimin e Hamzës dhe atmosferën e krijuar në sallë.
Interesante mbetet fakti se, ndonëse këngët e saj janë shpesh pjesë e repertorit në tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të liderit të saj, Albin Kurti, Fejza vetë ka zgjedhur të jetë pjesë e eventeve të PDK-së.
Djali i saj Arbër Behluli është kandidat për deputet në rradhet e PDK-së.